jë gjarpër me dy koka, por me personalitete të ndryshme.

Kemi parë foto të gjarpërinjve me dy koka, por kjo është e veçantë pasi njëra nga kokat është më agresive dhe vazhdon të kafshojë kokën tjetër.

Fotot janë bërë nga Jason Talbot, një 42-vjeçar nga Kansasi, SHBA.

Ende nuk dihet se sa gjarpërinj me dy koka ka në botë, por mendohet se një në 10 mijë ka këtë deformim.

Talbot thotë se ishte qesharake të shihje gjarpërin me dy koka, pasi edhe pse një nga kokat ishte agresive, ajo kishte nevojë për tjetrën që të lëviznin.