Fotografia shokuese e vogëlushes e cila pi ujë të papastër nga një pellg në qendër të qytetit u bë temë e diskutimit në gjithë Argjentinën dhe Amerikën Jugore. Vogëlushja e mjerë gjatë goditjes së të nxehtit në qytetin argjentinas Posadas është përkulë në gjunjë dhe si një qenush e ka pirë ujin me baltë.

Fotografia të cilën e kishte bërë gazetari dhe humanitari Migue Rios së shpejti u bë virale në gjithë kontinentin, ndërsa në Argjentinë u quajt “fotografia e cila e turpëroi gjithë shtetin”, transmeton gazetametro.net.

Që kjo çështje të bëhet edhe më e keqe, banorët lokal pretendojnë se kjo është skenë e përditshme në qendrën e Posadasit. Vajza nuk ishte e vetme, pretendohet se ekziston një grup i madh i fëmijëve të varfër nga fisi Mbya Guarani të cilët çdo ditë sorollaten nëpër qendër të qytetit.

“Shoqëria jonë është duke punuar diçka gabimisht, apo jo?”, pyet Migue Rios i cili më pas sqaroi përse e publikoi këtë fotografi e cila shkaktoi zemërim në gjithë vendin.

“Të gjithë e dimë se këto gjëra janë të përditshme në gjithë vendin, por askush nuk ndërmerr asgjë! Pra, është koha që të fillojmë të debatojmë për këtë problem… Është koha që ata të cilët janë zgjedhur për zgjidhjen e këtyre problemeve të fillojnë të kujdesen për të tjerët, e jo vetëm se si t’i mbushin xhepat e veta”.

Mientras el país se prende fuego, esta niña Guarani se hidrata desde el suelo. Algo estamos haciendo mal como sociedad no?. 14 de diciembre #PosadasMisiones.

Gepostet von Migue Rios am Donnerstag, 14. Dezember 2017