Kompanitë turke – prodhues të tekstilit për përdorim vendor, hotele dhe mobilie sot në Shkup do të kenë takime të drejtpërdrejta me partnerë potencial të Maqedonisë për përpunimin dhe shpërndarjen e prodhimeve.

Takimet B2B i organizojnë Oda e Ekonomike e Maqedonisë -Tirqisë (MATTO) dhe Asociacioni i eksportuesve nga Denizli.

“Përfaqësuesit e klasterit të tekstilit nga Denizli, Republika e Turqisë, janë në Shkup me qëllim të gjetjes së kompanive tregtare dhe prodhuese të Maqedonisë për bashkëpunim. Asociacioni i eksportuesve nga Denizli numëron 1500 anëtare të cilat vitin e kaluar kanë realizuar tre miliardë dollarë eksport”, informon MATTO.