Shkrimtarë, profesorë, gazetarë dhe intelektualë të profileve tjera janë mbledhur sonte në Tetovë. Nuk do të ishte asgjë e jashtëzakonshme kjo mbledhi, sikur të mos korrespodonte me paralajmërimin për formim të një partie të re, që e paralajmëroi ish ministri Xhelal Bajrami nga Tetova. E sikur kjo të mos mjaftonte, kërshërinë e opinionit për prapavijën e takimit e ka shtuar gazetari Lulzim Haziri me një postim të shkurtë dhe enigmatik: Diçka po zihet! /KumanovaSot/

http://kumanovasot.press/blog/2017/12/20/formohet-krahu-intelektual-i-partise-se-xhelal-bajramit/