Në Qeverinë e RM-së sot u formua Këshilli për reforma në administratën publike, që do ta ndjek realizimin e Strategjisë për reforma në administratën publike, pjesë e Planit 3-6-9.

Qëllimi i Strategjisë, siç u pajtua Këshilli për reforma në administratën publike është administratë publike efikase, produktive dhe profesionale.

Kryetar i Këshillit do të jetë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa anëtarë janë Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Hazbi Lika, zëvendëskryeministër i obliguar për Marrëveshjen e Ohrit dhe Sistem Politik, Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Dragan Tevdovski, ministër i Financave, Bilen Saliji, ministër i Drejtësisë, Milla Carovska ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Robert Popovski, ministër i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Spase Gligorov, drejtor i Agjencisë për Administratë, Petre Shilegov, kryetar i BNJVL-së dhe Lila Pejçinovska Milladinovska, sekretare e Sekretariatit për Legjislaturë.

“Ta nxisim motivimin dhe përkushtimin, përmes respektimit të profesionalizmit, përmes avancimit në karrierë dhe shpërblimeve përmes produktivitetit dhe efikasitetit të administratës publike, me qëllim të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve të Maqedonisë”, porositi kryeministri Zoran Zaev.

Mançevski tha se Strategjia për reforma në administratën publike është në dispozicion në ueb faqen e Ministrisë.

Në takim është dakorduar mënyra e punës së Këshillit i cili do ta ndjek realizimin e kësaj reforme të rëndësishme, në pajtim me udhëzimet e KE-së.