Luis Nazario de Lima Ronaldo, cilësohet si sulmuesi më i mirë në histori të futbollit.

E kur një sulmues i kalibrit të tillë zgjedh formacionin e ëndrrave, sigurisht që tërheq vëmendjen e publikut.

Ish sulmuesi i Real Madridit, Milanit, Interit e Barcelonës, ka zgjedhur një super-formacion, me Pelen, Maradonan e Messin aty.

Ajo që bie në sy, është mungesa e Cristiano Ronaldos. Ky i fundit një natë më parë e fitoi për të pestën herë Topin e Artë nga France Football.

Global