West Hami dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin anglez.

Blutë janë mysafirë të rivalit lokal, West Hamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte vjen nga një serie pozitive me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjen e fundit dhe dëshiron ta vazhdojë këtë edhe në udhëtimin e tyre te West Hami.

Të dy trajnerët, sikurse Conte ashtu edhe David Moyes kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

West HamAdrian, Zabaleta (c), Reid, Ogbonna, Cresswell, Obiang, Noble, Arnautovic, Lanzini, Masuaku, Antonio.

ChelseaCourtois; Azpilicueta, Christensen, Cahill (c); Zappacosta, Bakayoko, Kante, Fabregas, Alonso; Hazard, Morata.