Në një kohë kur të gjithë fansat janë në pritje të hitit të radhës nga Flor Mumajesi, kantautori i njohur paska marrë tjetër drejtim. Të paktën për këtë fundvit ka në plan të drejtojë një program të gjatë televiziv.

Zhvendosja në Kosovë, prej disa kohësh tashmë e ka angazhuar Florin pranë Klan Kosova, ekrani në të cilin producenti do të drejtojë programin festiv “Nin”. Lajmin e ka bërë publik në Insta Stroy moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka zbuluar se Flori do të jetë drejtuesi i emisionit “NIN” në natën e ndërrimit të viteve.

“Flori Mumajesi prezantuesi i ‘NIN’ festive!”- shkruan Hamiti në foton e postuar ku Flori duket në studion e programit të njohur duke u përgatitur me skaletë në dorë.

Nuk dihet nëse do të jetë prezantues vetëm për disa materiale apo gjatë gjithë mbrëmjes, por me siguri do të jetë bashkë edhe me kolegë të tjerë të Klan Kosovës. Edhe me Liberta Spahiun?