Të gjithë e kujtojmë si Florin e Njerëz dhe Fate. Aktori Arben Derhemi ka treguar në emisionin “Wake Up” për vajzën e tij, Darlin.

Vogëlushja ka talent për artiste, por ja që Arben Derhemi nuk ka shumë dëshirë t’ia ushqejë këtë profesion.

“Në mëngjes është vullkan që shpërthen. Batutat e saj mëngjes për mëngjes janë… nuk i thashë që jam këtu se do më thoshte pastaj do lë shkollën të të shikoj në televizion.

Ishte dje në koncert, u kënaqa shumë sepse është vërtetë fëmijë i talentuar, më bëri shumë përshtypje, unë se kisha prekur fare në punën që bënte, por pashë që ka një talent të jashtëzakonshëm, dhe shyqyr që e ka këtë talent po e ka të paprekur.

Do mundohem të mos e bëj aktore se nuk ia vlen”, tha Derhemi.

Image