Ka qenë padyshim një nga personazhet më të lakuar dhe të suksesshëm të këtij viti.

Këtë herë këngëtarja Arilena Ara ka qenë e ftuar në Top Show Magazine dhe është shprehur rreth thashethemeve për një lidhje me kantautorin Flori Mumajesi si dhe për zëvendësimin e saj e këngëtares Elvana Gjata me të.

“Këtu nuk është askush për të zëvendësuar askënd, çdo njeri ka vendin e tij. Unë jam një artistë e pavaruar dhe kështu kam qenë gjithnjë, me njerëzit e mi stafin tim.  Jam shumë besnike me ata që më kanë ndihmuar atëherë kur unë nuk kam patur asgjë.

Bashkëpunimi me Florin ka ardhur si pasojë e një energjie shumë të mirë që ne kemi, nuk kam qenë asnjëherë në një lidhje me të e vërteta është se ne kemi një energji shumë të mirë,”-përfundon këngëtarja e hitit “Nëntori”.