Ish banorja e Big Brother duket se ka vuan për pak vëmendje.

Pas ndarjes nga Olsi, duket se interesi në media për të ka rënë. Që të kthehet sërish në vëmendje ajo ka përmendur Olsin.

Dikush e pyeste në rrjetet sociale nëse ende e do ish banorin e Big Brother dhe ajo ka lënë të dyshojmë se diçka ndjen për të.

Pasi lajmi doli në media Fjori na qenka indinjuar.

‘Po nuk është e vërtetë more nuk është e vërtetë , kur e thashë se po na bëni të dyshojmë dhe të fjalët që thëmi tani. Se trembët dhe tjetrin.-ka mbishkruar ajo në një postim ku në foto duket shkrimi i Express.

Në fakt të habitur mbetëm ne nga reagimi i saj pasi vetë Fjorentina ka shkruar në publikimin e saj se një nga pyetjet më të vështira për të ishte nëse e donte apo jo ende Olsin.

Dhe nëse je e shqetësuar se emrin tënd mund ta rilidhin në media me ish partnerin Olsi Klosi, fare e thjeshtë, mos i bëj dyshimet e tua kaq publike.

Në dilemë me sa duket ka mbetur vetëm Fjorentina pasi deri më tani Olsi ka treguar qartë se e ka lënë me ‘vaft e me kohë’ pas krahëve historinë e Fjorentinës.

Me publikimin e saj ajo na ka lënë të kuptojmë se ka qenën një makth për Olsin, sa dhe  vetë mendon se ai mund të trembet nëse ajo ndjen diçka për ish banorin muskuloz.