– Fundviti – viti i ri, mundësi për të bërë retrospektivë të veprimtarisë në vitin që po kalon;

– Faleminderim mediumeve që na kanë ndjekur dhe kanë raportuar në mënyrë korrekte dhe me cilësinë e duhur;

– Cilësia vazhdon të jetë benchmarku apo sinonimi i këtij viti në të gjitha aktivitetet në UEJL në kuadër të një procesi sistematik dhe të strukturuar të vlerësimit dhe performimit;

– Shënuam 12000 të diplomuar dhe mbi 3500 studentë që mësojnë në UEJL;

– Këtë vit ofruam 14 programe të ciklit të parë, 24 programe të ciklit të dytë dhe dy programe te speializimit

– Sukseset që do i veçoja dhe ndaja me ju:

– Në vazhdën e iniciativës për personlaizimin e dijeve, si koncepti 3.0, në këtë vit arritëm të gjithë përmbajtjet e lëndëve në të gjithë ciklet ti publikojme në platformën elektronike të mësimit – Google Classroom dhe u evidentuan 3048 resurse elektronike të publikuara nga stafi i universitetit tonë në shërbim të studentëve. Një platformë jashtzakonisht e rëndësishme për interaktivitetin me studentët tanë edhe jashtë klasës.

-Personalizimin e dijeve e kurorëzuam me fillimin e sistemit të tutorimit për çdo student në universitet. Profesorët tanë janë vendosur në dispozicion që të përkrahin studentët gjatë progresit akademik dhe ti këshillojnë studentët në lidhje me karierën e tyre;

-Universiteti i Evropës Juglindore, në kuadër të internacionalizimit të aktiviteteve, përmbylli afro 50 mobilitete ndërkombëtare të studentëve tanë dhe stafit akademik. Universiteti ynë është një arenë e diskutimit të çështjeve aktuale me partnerët ndërkombëtarë. Patëm në diskutime publike Ambasadorin e SHBA; Ambasadorin e BE; atë të Francës; Gjermanisë, Italisë, Hollandës, Polonisë, Mbretërisë së Bashkuar; Komisionerin e lartë për palica të OSBE-së. Ky dialog me themelusit e universitetit është një konfirmim i aspiratës dhe bashkërënditjes së standardeve tona me ato ndërkombëtare;

– Universiteti vazhdoi në vitin akademik të jetë në qendër të diskutimeve intelektuale dhe të shtjellimit të mendimit shkencor, nëpërmjet konferencave dhe simpoziumeve në tema si: “Ndërtimi i urave të hulumtimit shkencor mes biznesit dhe kërkesave të industrisë”, “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm në Ballkan”, “Konferenca shkencore për reformat gjyqësore dhe praktikat kundër korrupsionit”, etj.

  • Këtë vit në UEJL 23% të studentëve janë rregjistruar në studimet në gjuhë angleze
  • Vlera e universitetit vazhdoi të njihet edhe këtë vit nga Buxheti i shtetit. Pra, qëndrueshmëria financiare vazhdoi të sigurohet edhe me përkrahjen e buxhetit të shtetit me 10% fianncim të aktiviteteve të përbashkëta;
  • Universiteti ynë vazhdon të jetë më produktivi në bashkëpunim me komunitetin e biznesit. Përveç programit të specializimeve që realizohet drejtpërdrejtë me kompanitë e rajonit, të cilët sigurojnë bursën e studentëve, nëpërmjet Qendrës për zhvillim të biznesit po realizojmë projekte për ngritjen e performancës së bizneseve.
  • Këtë vit, kompanitë në kuadë të Parkut teknologjik arritën të krijojnë qarkullim vjetor prej 1.2 milion eurosh dhe u krijuan 118 vende të reja pune;
  • Sa i takon përgjegjësisë shoqërore, në kuadër të realizimit të Planit klimaterik të veprimit dhe ambicies që në vitin 2030 të shëndrohemi në Eco Kampus me 0 emisione të gazrave të dëmshëm, me impiantin fotovoltaik, nxemjen me biomasë, ndriçimit të mençur dhe ngritjen e vetëdijes ekologjike, arritëm të redukojmë emitimin e gazrave të dëmshëm me 34% – që përbënte objektivin e 2020-ës;
  • Këtë vit, Bordi i Unviersitetit miratoi Strategjinë e zhvillimit të pagëzuar me 4.0. Ky plan strategjik përbën edhe një konfirmim të aspiratës për të vazdhuar të jemi lider të trendeve të avansuara të arsimit të lartë dhe prodhues të dijes dhe kompetencave të krahasueshme me universitetet euro-perëndimore;
  • Konfirmimi më i madh erdhi nga vlerësimi i jashtëm ndërkombëtar i universitetit, i realizuar nga Asociacioni i universiteteve evropiane, të cilët në raportin oral konkluduan se: “Universiteti i Evropës Juglindore është një brend i suksesshëm që duhet kultivuar…”
  • Pra le të jetë ky mesazhi për vitin e ri, se do të vazhdojmë me kontributin e këtij modeli të veçantë për progresin e shoqërisë