Pep Guardiola është deklaruar pas fitores ndaj Manchester United në derbi.

City triumfoi me rezultatin 2:1 në “Old Trafford”, me golat e David Silvas e Otamendi.

Me këtë fitore, skuadra e Pep Guardiolas ka thelluar në 11 epërsinë në pikë, duke e lënë shumë prapa Manchester Unitedin.

Guardiola pas ndeshjes tha se skuadra e tij pati skuadra e tij erdhi për të luajtur, dhe se ia doli të dominojë në posedimin e topit.

“Patëm posedim të topit prej 60-70%, kjo do të thotë ju dëshironi të luani. Për këtë jam shumë i kënaqur”, tha pas ndeshjes Guardiola.

“Ne fituam sepse ishim më të mirë në të gjitha aspektet”, shtoi Guardiola.

“Është e pamundur të bëheni kampionë në dhjetor, por kjo epërsi është e mirë për ne”, përfundoi trajneri spanjoll.