FJALA kundërshton fuqishëm vendimin e Kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të vet kryeministrit, ministrave dhe këshilltarëve dhe zyrtarëve tjerë të lartë.
Ky vendim është i turpshëm dhe skandaloz.
Ky vendim është vjedhje e popullit, ngase me taksat e popullit dhe pa e pyetur fare popullin, këta zyrtarë ia rrisin vetës pagat.
Ne FJALA në vazhdimësi e kemi kundërshtuar rritjen e pagave të deputetëve, ministrave , kryeministrit dhe zyrtarëve tjerë të lartë.
Këtë e kemi kundërshtuar fuqishëm përmes Kyetarit tonë Dr.Gëzim Kelmendit gjatë dy mandateve të kaluara.
E kundërshtojmë edhe tash.
Njëherit ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, që ta kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim skandaloz dhe të turpshëm të kryeministrit Haradinaj.