Fituesit e Çmimit Nobel për Paqe këtë vit kanë bërë thirrje se një luftë bërthamore shkatërruese për njerëzimin është shumë afër.
Komentet e “Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore” i bënë komentet pasi SHBA dhe Koreja e Veriut janë ngërthyer në një fushatë akuzash dhe kërcënimësh.
“Do jetë fundi i armëve bërthamore apo fundi ynë,” tha Beatrice Fihn, drejtuesja e organizatës.
Pasi mori çmimin, ajo tha se lufta bërthamore është “një zemërim i çastit larg”.
Organizata e njohur mori çmimin Nobel për Paqen, por fuqitë bërthamore si SHBA, Franca dhe Britania dërguan në ceremoninë e të dielës vetëm zyrtarë të nivelit të dytë.
Mbështetësit e armëve bërthamore thonë se ata shërbejnë si një pengesë për nisjen e një konflikti të madh.