Bajerni i Mynihut ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë përballë Eintracht Frankfurtit të vlefshme për javën e 15-të të Bundesligas.

Të besuarit e Jupp Heynckes janë shpallur kampionë dimri në Bundesligë pasi ndodhen 8 pikë larg vendit të dytë.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi mesfushori kilian, Arturo Vidal, pas një asisti të Joachim Kimmich në minutën e 20-të të ndeshjes.

Ndërkohë, Frankfurt pësoi humbjen e pestë sot dhe mbetet në vendin e nëntë me 22 pikë.