Kopshtet “Koço Racin” dhe “Naum Naumovski Borçe” në komunën Qendër sot kanë marrë 12 filtrues të ajrit, donacion nga Roari klub Shkup – Ura e gurit.

Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq tha se me këtë do të përmirësohet cilësia e ajrit që e thithin fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në kopsht dhe do të ulet rreziku nga sëmundjet e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes nga ajri i ndotur.

Paralajmëroi se do të sigurohen mjete që të mund të gjitha kopshtet dhe shkollat fillore në Qendër të marrin filtrues të ajrit.