Në ambientet e brendshme të Parlamentit, kanë nisur përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorencës.
Përplasja mes deputetëve nisi sapo përfundoi fjalën e tij deputeti Taulant Balla. Më pas, ish-kryeministri Sali Berisha u ngrit nga vendi për të shkuar në foltore, por më pas nuk është lejuar nga punonjësit e gardës.
Në këtë moment ka nisur edhe përplasja mes dy palëve.
Ka qenë deputeti Flamur Noka, ai që është çuar fillimisht nga vendi duke u konfliktuar me Gardën, e cila nuk lejoi Berishën të ngjitej në foltore.
Deputetët e PD kanë bllokuar më pas foltore, ndërsa deputetët Paloka dhe Alibeaj janë larguar nga seanca.