Parlamenti iranian votoi të  mërkurën Jerusalemin si kryeqyteti i Palestinës, në një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së presidentit Donald Trump.

Ligjvënësit iranianë votuan në favor të projektligjit, i cili njeh qytetin e Jerusalemit si kryeqytetin e Shtetit të Palestinës, entitet i njohur nga Kombet e Bashkuara si një shtet anëtar.

Nga 290 ligjvënës, 207 votuan pro. Kreu i Parlamentit iranian e cilësoi si mjaft të rëndësishëm momentin e votimit dhe nënvizoi se ishte  kjo përgjigja e duhur e Iranit ndaj vendimit të Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Ali Larijani tha se  vendimi më i fundit i SHBA-së erdhi me shpresën për të goditur myslimanët.

Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, pasi për myslimanët dhe është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Jerusalemi është një vend i kontestuar nga të dyja palët, myslimanët dhe hebrenjtë, të cilët i referohen qytetit si mali i Tempullit, si një nga vendet më të shenjta në judaizëm