Komunikacioni në rrugët në shtet po zhvillohet rrjedhimisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm vërehen në Mavrovë dhe grykën malor Pletvar, por nuk paraqesin pengesë për ujvillim të komunikacionit. Në grykën malor Gjavatë ka reshje të shiut dhe të borës.

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 deri në 100 metra ka në Kodrën e Diellit, grykën malore Strazhë dhe Stracin.

Në disa akse të cilët kalojnë nëpër fushëgropa është e mundur rrëshqitje mëe imët e dheut.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon drejtim të kujdesshëm të automjetit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” vazhdimisht janë në terren dhe, siç kumtojnë, po i mirëmbajnë të gjithë akset të kallueshme.