Në Komunën e Likovës sot do të shënohet fillimi i punëve ndërtimore për rregullimin e lumit të Likovës.

Në ngjarje fjalime do të mbajnë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton dhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Përmes mbështetjes së UNDP-së, ky projekt përfshin vazhdimin e rregullimit të lumit të Likovës në një gjatësi prej rreth 400 metrash, si dhe masë për mbrojtje nga përmbytjet dhe rregullimin e hapësirës në Likovë.