Në Nju-Jork filloi seanca e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, kushtuar vendimit amerikan për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, e cila mbahet me kërkesë të disa vendeve arabe dhe shteteve me popullatë kryesisht myslimane.

Në seancë përsëri do të votohet për propozim-rezolutën e KB-së për tërheqjen e vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

SHBA-ja të hënën i vuri veto kësaj rezolute, ndërsa votimi i sotëm nuk do të jetë obligues, por megjithatë do të ketë peshë politike.

Ambasadorja e SHBA-së në KB, Niki Hejli deklaroi se ka marrë urdhër nga Trampi për të ndjekur se cilat shtete do të votojnë kundër SHBA-së, duke paralajmëruar se do t’i “regjistrojë emrat”.

Tramp dje theksoi se SHBA-ja do ta pezullojë ndihmën financiare për vendet të cilat kanë votuar për rezolutën e KB-së.