Me ndihmën e aktiviteteve të dizajnuara me kujdes, shembuj konkret dhe praktikë në terren do të punohet në drejtim të menaxhimit më të mirë me rajonet e mbrojtura, porositi sot zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli në fjalimin në punëtorinë hyrëse me të cilën u shënua fillimi i projektit “Përmirësimi i menaxhimit me rajonet e mbrojtura”.

“Me këtë do të fillohet transformimi thelbësor i mënyrës në të cilën shteti menaxhon me resurset e veta natyrore, përmes krijimit të shembujve të cilët vazhdimisht avancohen, mund të zbatohen edhe në vende të tjera dhe e demonstrojnë qartë dobinë shoqërore dhe ekonomike që del nga mbrojtja e mirë e resurseve natyrore”, tha Makraduli.

Sipas tij, ky projekt duhet të kuptohet si mundësi për rajonet më të vogla të mbrojtura të cilat nuk kanë strukturë menaxhuese të fitohet mbështetje më e gjerë për një mbrojtje të vërtetë dhe themelore të natyrës në të cilën opinioni do t’i kuptojë të gjitha përfitimet e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta që do të dalin nga mbrojtja dhe ripërtëritja e funksioneve të ekosistemeve dhe resurseve natyrore.

Në fjalën përshëndetëse Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e programit të KB-së për zhvillim, theksoi se shteti tashmë ka shpallur 86 rajone të mbrojtura të cilat i mbulojnë nëntë për qind të territorit të vet, ndërkaq shumë lokacione të tjera për momentin po shqyrtohen.

Projekti ka për qëllim ta përmirësojë mbrojtjen e natyrës dhe të promovojë shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve natyrore, njëkohësisht duke i rritur kapacitetet institucionale, kapacitetet e vetëqeverisjeve lokale dhe organizatave qytetare për menaxhim dhe promovim të rajoneve të mbrojtura dhe resurseve natyrore në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme.

Në kuadër të projektit, është planifikuar ndarja e rreth njëzet granteve për menaxhuesit me rajonet e mbrojtura, komunave dhe organizatave qytetare për aktivitete të cilat do ta përmirësojnë mbrojtjen e natyrës, e njëkohësisht do të kontribuojnë për mirëqenien e bashkësive lokale.

Vlera e grantit lëvizë prej 50.000 deri 400.000 euro. Konkursi publik për propozim  projekte është hapur më 4 dhjetor, ndërsa afati i fundit për parashtrim është 29 dhjetori i këtij viti. Aplikimet e zgjedhura do të marrin mbështetje të adaptuar për përgatitje të aplikimeve të plota projektuese edhe në implementimin e tyre.

Punëtoria hyrëse u dha mundësi kandidatëve potencial të marrin informata shtesë për programin për grante dhe të marrin informata lidhur me idetë potenciale konceptuese.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, përmes IPA 2 – Programi operativ sektorial për mjedis jetësor dhe aksion klimatik 2014-2020, ndërsa zbatohet nga ana e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.