Sot në Likovë, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton dhe kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi, shënuan fillimin e punimeve ndërtimore nga faza e dytë e projektit për rregullimin e Lumit të Likovës.

Projekti është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-së  për të përmirësuar  gjendjen e vendit në drejtim të mbrojtjes nga përmbytjet në rajonet me rrezik të lartë.

“Dua të falënderohem për mbështetjen e madhe të UNDP-së dhe të njoftoj për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në interes të qytetarëve të komunës dhe kudo në vend. E përgëzoj kryetarin e komunës për realizimin e projektit dhe i dëshiroj edhe shumë nisma të këtilla të suksesshme në të ardhmen “, tha ministri i mjedisit jetësor Duraki.

„Ky projekt është pjesë e një programi më të madh të UNDP-së për  zvogëlimin e rrezikut nga përmbytjet në zonat më të prekura në vend. Me mbështetjen tonë, komuna do të jetë në gjendje ta përfundojë plotësisht këtë projekt, i cili është me rëndësi të madhe për banorët e saj”, tha Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e Programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

„ Projekti jo vetëm që do të sigurojë mbrojtje afatgjatë kundër përmbytjeve të popullsisë dhe pronës, por gjithashtu do të pasurojë hapësirën në qendër të komunës së Likovës. Pikërisht projektet e këtilla në mënyrë plotësuese i theksojnë mundësitë zhvillimore të komunës sonë “, tha kryetari i komunës  Arifi.

Projekti, me vlerë prej 200.000 dollarësh amerikanë është duke u zbatuar me mbështetjen e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe qëllimi i tij është të përfundojë rregullimin e lumit në një gjatësi shtesë prej 400 metrash, gjë që do të zvogëlojë rrezikun e përmbytjeve në të ardhmen.