Nga Ayhan Demir
Shteti në të cilin organizata terroriste FETO është më e fuqishme është Shqipëria ndërsa institucioni më i përzgjedhur i këtij strukturimi në këtë shtet pa dyshim është Komuniteti Musliman i Shqipërisë.
Pjesëtarët e organizatës FETO, të cilët zunë vend në Shqipëri në vitet 1990, në vitet 2000 arritën të penetrojnë më së miri në Komunitetin Musliman të Shqipërisë. Me anë të heqjes nga detyra, mbylljes së myftinive, metoda si kërcënimi dhe shantazhi nisën të ndryshojnë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, të ndryshojnë myftinjtë dhe anëtarët e myftinive.
Në situatat kur nuk korrën rezultat me këto metoda nuk u shmangën madje as nga vrasjet. Njëri prej shembujve më të dhimbshëm të kësaj qasjeje është vrasja e ish-sekretarit të KMSH, Sali Tivarit në zyrën e tij në 13 janar 2003 me tre plumba.
Hz. Aliu (r.a.) ato që kemi shkruar deri tani i përmbledh me këta fjalë: “Të vendosësh një njeri në një pozitë që nuk e meriton është mizori.”
Ndërsa gjatë viteve 2004-2014, periudhë kohore gjatë së cilës ushtroi detyrën e kryetarit Selim Muça, arritën të penetrojnë deri në damarët kapilarë të institucionit. Në këtë kohë shigjetuan edhe pronat vakf të mbetura si trashëgimi e shtetit osman ndaj KMSH-së, mirëpo që kaluan në dorë të shtetit me anë të regjimit komunist dhe që pas rënies së regjimit iu kthyen përsëri institucionit. Mjaft prona vakf u kaluan në pronësime të të tjerëve, pra u shitën. Për shembull Kompleksi Sulejman Pasha që gjendet në qendër të Tiranës i është shitur një hebreu.
Ish-myftiu i Gramshit Neki Kaloshi, i cili kundërshtoi shitjen e pronave vakf u mor nga detyra me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të KMSH. Në fakt ky këshill nuk u mblodh. KMSH, pa mbledhur madje as Këshillin e Përgjithshëm, miratoi vendimin e po këtij institucioni.
Le të kujtojmë edhe një fjalë tjetër të Hz. Aliut (r.a.): “Sa më shumë të afrohet fundi i mizorit, po aq më shumë shtohet edhe mizoria dhe zemërimi e shfrenimi i tij.”
Kryetari i KMSH Selim Muça dhe Sekretari i tij Betim Truçi tentuan të heqin nga detyra edhe myftinjtë e Shijakut dhe Rrogozhinës, të cilët mbështetën Myftiun e Gramshit Kaloshin. Ngaqë nuk e arritën dot këtë morën vendim të mbyllnin plotësisht këta dy myftini. Më pas hapën tre myftini të reja në Laç, Ersekë dhe Skrapar. Po ashtu edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të këtyre myftinive i zgjodhën vetë ata.
Vendet ku u hapën myftinitë e reja ishin vendbanime me popullsi më të paktë se Shijaku dhe Rrogozhina. Mirëpo kjo nuk kishte rëndësi, “e rëndësishme ishte të hiqnin qafe guralecat që iu ngeceshin nëpër këmbë”. Tashmë nuk kishte mbetur asnjë pengesë në shitjen e mallrave vakf më të vyera të KMSH-së.
KMSH ishte e vendosur rreptësisht për të asgjësuar çdo lloj ‘pengese’ që do të haste. Në këtë kuadër morën nga detyra edhe Sajmir Yrshekun dhe Ermir Gjinishin. Kështu u forcua si kasa e tyre, ashtu edhe duart dredharake në qendër.
Të kthehemi edhe një herë tek fjalët e Hz. Aliut (r.a.): “Njeriu që bën keqësi duhet të dijë se e njëjta keqësi do të kthehet edhe tek vetë ai.”
Fuqia e pakontrolluar që zotëronin, pasi nuk mbeti më ‘rival’ përballë tyre, u kthye tek vetë ata. Korrupsioni brenda institucionit dhe konjuktura politike u bë shkak për lindjen e konfliktit të brendshëm. Kështu në një anë mbeti Kryetari i KMSH Selim Muça dhe ata që ishin të lidhur fort pas organizatës FETO dhe nga ana tjetër Sekretari i KMSH Betim Truçi, Myftiu i Durrësit Ilir Vokshi, Myftiu i Kukësit Ali Hallaçi dhe Myftiu i Burrelit Fatmir Sulaj.
Ata që prishën ekuilibrin e forcës mes këtyre dy poleve ishin selefet. Selefët preferuan të qëndronin në anë të Kryetarit të KMSH Selim Muça dhe pranë organizatës FETO. Ky dallim inkurajoi më shumë pjesëtarët e organizatës FETO brenda KMSH-së, kështu sa herë iu dha mundësia morën nga detyra një më një myftinjtë, të cilët nuk ishin të lidhur me ta.
Po ashtu në postet e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, përveç myftiut, vendosën persona të lidhur me ta, të cilët nuk kishin lidhje me qytetin me të cilin ishte e lidhur Myftinia. Për shembull tentuan të mundësojnë zgjedhjen e Klodian Allajbeut në myftininë e Beratit, paçka se ai nuk banonte në këtë qytet, por vetëm ngaqë ishte ‘vëllai i madh’ dhe kasa e organizatës FETO. Mirëpo tentativat dolën më kot pasi xhemati reagoi.
Veprimtaria e organizatës FETO në KMSH nuk mbetet vetëm me kaq. Ka edhe më shumë. Mirëpo hapësira e ndarë për ne kaq ishte. Nëse na e mundëson Allahu do të vijojmë javën e ardhshme.
*FETO: Shkurtim i Organizatës Terroriste Fethullah / Struktura e ‘Shtetit Paralel’, shën.përkth.
**Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt