Prokurorja speciale Fatime Fetai në një intervistë në ‘360 gradë’ në Alsat-M ka folur për kompetencat e PSP-së në hapjen e hetimeve të reja dhe ngritjen e padive për shkak të skadimit të ligjor prej 18 muajve, përcjell Aktuale.mk.

Sipas Fetait neni 22 i ligjit për PSP i kufizon që të ngrenë padi, por nuk janë edhe të ndaluar që të hapin hetime.

“Obligimi i yni është që ne të ndjekim kyerësit e veprave penale duke pasur dëshmi. Pra ne mund të kryejmë parahetim, hetim, mbledhim dëshmitë. Kur të arrijmë në fazën e ngritjes së padisë atehër është e mundur që lënda që të punohet në Prokurorinë e Rregullt Publike, dhe në këtë formë do të ishim edhe ligjërisht të mbuluar”, është shprehur Fetai.