Në përzgjedhjen zyrtare për festivalet më të mira në Evropë (European Festival Awards) në të cilën marrin pjesë 350 festivale nga 35 shtete të kontinentit të vjetër, që të katër festivalet në organizim të ekipit të EXIT’it janë përzgjedhur në mesin e dhjetë më të mirëve, secili në kategorinë e vet.

 Me votat e publikut, EXIT është përzgjedhur në
mesin e dhjetë festivaleve më të mira në Evropë, në kategorinë kryesore – “Festivali
më i Mirë i Madh”, së bashku me gjigandët tjerë si Tomorrowlandi belg, Lowland
nga Holanda, Wacken Open Air gjerman dhe Sziget në Hungari.

EXIT
ka përfituar edhe dy mirënjohje nga ana e komisionit profesional për dy
nominime, në dy kategori speciale – “Take a stand!”, çmimi për angazhimin
social dhe si organizatori më i mirë në nivel të gjithë Evropës. Arsyeja qëndron
në atë se secili nga katër festivalet e organizuar nga EXIT ekipi, Sea Star në
Kroaci, Revolution në Rumani, EXIT në Serbi dhe Sea Dance në Malin e Zi janë përzgjedhur
në mesin e dhjetë më të mirëve në kategoritë përkatëse. Për nominimin e dy çmimeve
speciale, EXIT ekipi ka gjithsej gjashtë nominime nga 12 çmime të ndryshme për
festivalet më të mira.

Premiera
e Sea Star Festivalit në Umag, gjatë katër netëve të paharruara, ka lënë përshtypje
të shkëlqyeshme tek mbi 50 000 vizitorë. Ai rumun Revolution në vitin e tretë
me radhë ka arritur në finale për “Festivali më i Mirë i Vogël. Sea Dance edhe
këtë vit është gjendur në finale për dhjetë më të mirët në kategorinë deri në
40 000 vizitorë në ditë.

Fituesit
i përzgjedh publiku nga gjithë Evropa, së bashku me komisionin profesional, të
cilin e përbëjnë pjesëtarë nga industria e festivalit.

Biletat për festivalin
e ardhshëm Exit tashmë kanë dalë në shitje me çmim prej 58 eurosh dhe të gjitha
informatat mund të merren në faqen e Exitit në Facebook.