Krishtlindja është një periudhë e rrezikut të lartë për qentë, të cilët mund të gjejnë me lehtë dhe të hanë çokollatë, ndërsa ajo është toksike për ta, paralajmërouan të enjten shkencëtarët britanikë.

Për “mikun më të mirë të njeriut”, armiku quhet theobromine, një substancë e hidhur e gjetur në fasule dhe kakao.

Ajo shkakton të vjella, diarre, rrahje zemre të parregullt, dhe në rastet më të rënda, gjakderdhje te brendshme dhe sulme ne zemer.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga 229 qendrat britanike veterinare në mes të 2012 dhe 2017, rreziku i helmimit me çokollatë është katër herë me i lartë në Krishtlindje dhe Pashkë se në pjesën tjetër të vitit.

Studiuesit i kanë izoluar 375 kafshë të prekura nga problemi. Është më e zakonshme në qentë e rinj (nën 4 vjeç) sesa në qenët më të vjetër, por jo në një race më shumë se një tjetër.

Çokollata është gjithashtu toksike për macet, por ato duken më pak të tunduara.