Në SHBA është hasur një fenomen i çuditshëm ku si pasojë e një platforme teknologjike është ulur ndjeshëm kërkesa për transport me autoambulanca.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor kanë një kosto të lartë e sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të thërrasësh urgjencën ju paguani për shërbimin e transportit me autoambulancë.

Por në vendet ku operon kompanie e taksive Uber, është vërejtur një rënie e dukshme e kërkesës për transport me autoambulancë, transmeton Express. Kjo pasi që, të shkosh në spital me Uber ka kosto më të ulët.

Këto konkluzione kanë ardhur pas një studimi të bërë nga Universiteti i Kansasit ku është analizuar shfrytëzimi i ambulancave në 766 qytete brenda 43 shteteve në SHBA gjatë periudhës 2013-2015.

Uber është distancuar nga ky studim dhe se ka këshilluar klientët e tij që për urgjencat mjekësore të thërrasin shërbimin e urgjencës.