Manekinia Georgina Rodriguez ka folur për lidhjen e saj me futbollistin portugez, me të cilin ka vajzën Alana Martin.

Një muaj pas lindjes së fëmijës së parë, bukuroshja spanjolle flet për lidhjen e saj mbi një vjet e gjysmë me Cristian Ronaldo (32).

“Lindja e Alana Martin na ka afruar, jemi më të lumtur se asnjëherë”, tha  Georgina.

Sipas saj, Cristiano është tepër i kujdesshëm kështu që ka organizuar darkë me të gjithë anëtarët e familjes së saj, pasi kthimit nga spitali.

“Ndihem si femra më e lumtur në botë. Kam gjetur dashurinë time. Kur e kam atë pranë meje, i kam të gjitha. Dashuria i mposht të gjitha”, ka thënë Georgina.