Edhe këngëtarja Adelina Tahiri po e kurorëzon dashurinë e saj me fejesë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram.

Në imazhin e publikuar shihet një unazë dijamant përkrah të cilës ajo ka treguar se ka pranuar propozimin për fejesë.

”Unë thash PO”, shkruan përkah fotografisë së publikuar ndërsa ka pranuar urime të shumta.

Ajo ende nuk e ka zbuluar fytyrën e mashkullit që ia rrëmbyer zemrën përveçse ka treguar se ai është biznismen dhe ndihet shumë e lumtur pranë tij.