Nga Qenan Aliu

…Propozim-Ligji për përdorimin e gjuhëve është në rend të ditës në seancën plenare që vijon. Sipas të gjitha gjasave , nesër e enjte sipas rregullores do të mbahet seancë e kuvendit me institutin PYETJE DEPUTETI.Ka të ngjarë që vazhdimi i seancës në të cilën duhet të shyrtohet edhe ligji në fjalë do të mbetet pas festave të vitit të ri në ditën e parë të punës së kuvendit në muajn janar 2018-të.

Ky propozim-ligj sipas asaj që është i informuar oponioni dhe procedurës së vijuar është i harmonizuar sipas dakordimit të arritur me partnerët e mazhorancës që formuan qeverinë dhe si i tillë pritet që të miratohet në kuvend.

Mirëpo, duke patur parasyshë qasjen që ka patur presidenti Ivanov lidhur me këtë propozi-ligj dhe sipas asaj që ripotencoi edhe në paraqitjen e fundvitit para deputetëve, FATI i këtij ligji do të rrugëtojë me sa vijonë ;-

– Propozim-Ligji për përdorimin e gjuhëve do të miratohet në vazhdimin e seancës që vijon në ditën e parë të punës së kuvendit pas festave të vitit të ri ( 2018-të ),

– Pas miratimit , Ligji sipas procedurës i dërgohet presidentit të shtetit për ta DEKRETUAR për shpallje në (,,Gazetën zyrtare të RM-së,, ). Dhe duke patur këtë kompetencë Ivanov si president, nuk do ta dekretoj për shpallje dhe me arsyetim se ligji sipas tij në disa dispozita është në kundërshtim me kushtetutën, do tia kthejë Kuvendit për rishqyrtim ;

– Më pastaj , Kuvendi në afat të përcaktuar të njëjtën është i obliguar që ta debatojë ,të plotësojë apo ndryshojë apo tekstin e njëjtë të propozim-ligjit ta APROVOJË për herën e dytë ;

– Nëse Kuvendi pas rrefuzimit për dekretim të ligjit në fjalë e miraton tekstin e njëjtë të propozim -ligjit , atëherë presidenti është i obliguar që ta dekretojë dhe i njëjti do të hyjë në fuqi në ditën e tetë nga dita e shpalljes në (,,Gazetën zyrtare të RM-së) ;

– Pas kësaj , sipas të gjitha gjasave do të nxiten shumë iniciativa për qëllime të ndryshme para Gjykatës kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit në fjalë. Dhe poashtu duke patur para syshë kapacitetin dhe praktikat e vlerësimeve të formatit aktual të kësaj gjykate, nuk përjashtohet mundësia edhe e anulimit të disa dispozitave, me të cilën do të minohej plotësisht niansa e zgjeruar e përdorimit të gjuhës shqipe e paraparë në këtë ligj , mbase ligji përcakton zgjerimin për niansë të përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që janë 20 % që praktikisht nënkupton gjuhën shqipe, ndërsa status të barabartë zyrtarë të gjuhës ky ligj nuk përcakton ;

– Ndërkaq, sa do të jetë dimensioni ,dhe për sa kohë do të përgatiten institucionet me kapacitete të plota për zbatimin e ligjit në fjalë mbetet që të shihet.