Administratori i deleguar i Milanit, Marco Fassone, nuk e ka mohuar mundësinë që një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës të largohet në muajin qershor, nëse kuqezinjtë dështojnë në objektivin e tyre për të hyrë në zonën Champions.

“Gjërat nuk varen nga akordet me UEFA, por nëse Milani nuk do të mund të sigurojë të ardhurat që shpresohen nga një kualifikim i mundshëm në Ligën e Kampioneve, atëherë do të na duhet të rishohim strategjinë tonë”, tha Fassone.