Familjarë që humbën të dashurit nga plumbat qorr s’pajtohen me deklaratën e kryeministrit për armët

Festa me armë, temë aktuale e këtyre ditëve, vite më parë ishte shndërruar në tragjedi për familjen Kastrati nga Peja.

Vajza e kësaj familjeje, Shpresa Kastrati Fetahaj, ka humbur jetën nga plumbi qorr. Kastrati thotë se për të festa të vitit të ri nuk ka më.

“Nëse e feston festën festo me zemër e jo me armë, me humbë fëminë, motrën vëllan”, ka thënë Kastarti.
Familja thotë se janë shokuar kur kanë parë se edhe zyrtarët e shtetit festojnë me armë.

Ai nuk e justifikon assesi festën në këtë mënyrë e as qëndrimin e kryeministrit.

Ndërsa thonë se pushtetarët nuk po japin shembull të mirë me veprimet e tyre, duke i përdorur armët nëpër ahengje.

Për vdekjet apo edhe plagosjet nga plumbat qorr rrallë gjendet fajtori.

Para disa jave është publikuar një video ku zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi kishte gjaur me armë zjarri në një aheng të organizuar nga Fatmir Limaj.