Ne hamë vezë pothuajse çdo ditë, por është interesante të hulumtojmë rreth fakteve të tyre, të marrim informata rreth rëndësisë së tyre, të dijmë rreth terminologjisë së tyre, dhe të testojmë njohuritë rreth tyre.

PROTEINA. Nëse e filloni ditën tuaj me drithëra apo vezë të pjekura, duhet të dini se vezët kanë 6 gr të proteinave me kualitet të lartë. A e keni ditur që proteinat e paketuara për mëngjes stabilizojnë energjinë mendore dhe fizike përgjatë ditës? Ky është një lajm i mirë për ata që janë body-building apo kampion shahu, shkruan sovrani.info.

KOLINA. Vezët janë të pasura me kolinë, një emër I çuditshëm, por në kuptim të mirë, sepse kolina nxit aktivitetin normal të qelizave, funksionit të mëlçisë, dhe transportit të vlerave ushqyese nëpër trup. Mendojeni këtë si një tren ku udhtarë janë vitaminat dhe mineralet.

ZERO KARBOHIDRATE DHE PA SHEQER. Vezët nuk përmbajnë as karbohidrate e as sheqer. Kjo do të thotë që ju mund të hani një mëngjes të harmonishëm përgjatë javës pa u ndjerë të trashë.

AMINOACIDET. Vezët përmbajnë 9 aminoacide bazike. Duken shumë ama janë esenciale.

MË SHUMË USHQIM PËR TË MENDUAR. Ndryshe nga drithërat dhe jogurti, vezët nuk përmbajnë përbërës të komplikuar sepse ato kanë vetëm një përbërës që quhet “vezë”. Vezët janë burimi më i lirë i proteinave me cilësi të lartë.

PA GLUTEN? PA PROBLEM. Mos të harrojmë që vezët natyrshëm janë pa gluten. Gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë kështu. Dhe kjo është e mrekullueshme sepse nuk ka ushqime të tepërta për mëngjes pa gluten.

E PABESUESHME, APO JO? Shumica e drithërave apo jogurteve nuk mund ta thonë këtë pasi që nuk kanë gojë për ta thënë, por gjithashtu nuk përmbajnë vlerat ushqyese të cilat i kanë vezët. Kështu, nëse dikush ju pyet se përse i pëlqeni vezët, thoni vetëm që ju pëlqen. Niseni ditën tuaj me vezë.