“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të Shkëlqim Pllanës, ish-futbollist i 2 Korrikut e tash i KEK-ut, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella”.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka ngushëlluar familjen Pllana pas vdekjes së futbollistit 17-vjeçar, Shkëlqimit, përcjellë “Lajmi.net”.

“E nderuara familje e Shkëlqim Pllanës!

Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të Shkëlqim Pllanës, ish-futbollist i 2 Korrikut e tash i KEK-ut, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Ndonëse i ri, Shkëlqimi u shqua si futbollist i mirë, një shok i shkëlqyeshëm dhe nxënës shembullor. Ne shpresojmë dhe besojmë se organet përgjegjëse shtetërore, do ta zbardhin rastin dhe ata që ndaluan jetën e Shkëlqimit në lulen e rinisë do ta marrin dënimin e merituar.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”.