Fabio Capello i ka akuzuar lojtarët e Bayern Munich se ata janë arsyeja kryesore pse Carlo Ancelotti u shkarkua nga skuadra në shtator të këtij viti.

Bayern e fitoi titullin e ligës në sezonin e parë të Ancelottit në krye të skuadrës, por qëndrimi i tij u prish nga thashethemet se lojtarët kryesorë ishin të palumtur me metodat e tij, transmeton Express.

Humbja 3-0 ndaj Paris Saint-Germain në Ligë të Kampionëve ishte fundi i regjimit të italianit në Bayern.

Trajneri veteran Jupp Heynckes – i cili e udhëhoqi Bayernin drejt tripeles në sezonin 2012-13 – u rikthye në “Allianz Arena” për ta marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, Capello ka thënë se kjo nuk është rastësi dhe beson se skuadra e Bayernit thjesht nuk ka dashur të luajë nën urdhrat e Ancelottit.

“Trajneri mund të bëjë shumë gjëra, por nëse lojtarët nuk ia dhurojnë atë gjen shtesë, të cilën nuk ia dhanë Ancelottit, atëherë nuk ka paqe. Ata e luftuan atë, e deshën jashtë skuadrës. Dhe tani për të treguar se Hyenckes është i duhuri, po japin gjithçka”, ka thënë Capello.