Hapje solemne e kabinetit të parë për projektin “20-20-20” u bë sot në hapësirat e SHMET „Mihajlo Pupin” në Shkup. Në eveniment ishin të pranishëm ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, anëtarët e Bordit Drejtues të EVN Maqedoni dhe punonjës dhe nxënës të shkollës.

Projektin, siç theksohet në kumtesë, e përshendeti ministrja e Arsimit dhe Shkencës  Renata Deskoska duke shtuar se lidhja mes shkoll<ave profesionale dhe kompanive ka një rëndësi të veçantë për nxënësit.

“Shpresoj që ky model të ndiqet edhe nga kompani të tjera në Republikën e Maqedonisë. Lidhja në mes të shkollave profesionale dhe kompanive ka rëndësi të veçantë sepse qëllimi është që të edukohen nxënës që do të jenë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës”, deklaroi Deskovska.

Planprogram mësimor i ri për elektroinstalues dhe montues ka qenë i propozuar nga grupi punues i ekspertëve të EVN Maqedoni dhe SHMET „Mihajlo Pupin”. I njëjti ka qenë i mbështetur nga Qendra për Arsim të Mesëm Profesional dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Drejtori i SHMET “Mihajlo Pupin”,  Eftim Pejovski i shprehu falënderim EVN Maqedoni për bashkëpunimin dhe donacionin.

“Ky projekt filloi prej në zero, u lind si një ide nga bashkëpunimi shumëvjeçar në mes „Mihajlo Pupin” dhe EVN Maqedoni. Jemi të kënaqur që ky projekt u bë realitet dhe arritëm të bëjmë ndryshime në drejtim të krijimit të një programi arsimorë i cili motivon dhe në fund gjeneron cilësi”, potencoi Pejoski.

EVN bëri pajisjen e kabinetit dhe bëri donacion të mjeteve bashkëkohore për edukim: materiale elektroteknike, mjete, kabina ndarëse sipas standardeve të EVN dhe pajisje mbrojtëse për nxënësit. Këta materiale shfrytëzohen gjatë aktiviteteve të përditshme të montuesve të EVN.

Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, në fjalimin e tij tha se përmes këtij projekti nxënësit do të fitojnë vend pune, e ndërsa ne si kompani do të fitojmë punonjës së kualifikuar.

“Kemi nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar. Në këtë kabinet, nxënësit kanë qasje ndaj materialeve të vërteta me të cilat do të përballen kur do të punojnë në terren. Përmes projektit „20-20-20” këta nxënës do të fitojnë vend pune, ndërsa ne si kompani do të fitojmë punonjës të kualifikuar”, nënvizoi Peter.

Në mars 2017, EVN Maqedoni dhe SHMET “Mihajlo Pupin” nënshkruan mmemorandum bashkëpunimi, me të cilin filloi krijimi i kushteve për formim të EVN paraleles speciale. EVN ka planifikuar përfshirje të kuadrove të saja profesionale në procesin e mentorimit të nxënësve.

Me projektin „20-20-20”, EVN Maqedoni ofron shans të veçantë për punë praktike dhe mundësi për punësim