Rreth 27.000 persona janë evakuuar për shkak të zjarrit i cili i kaploi pyjet e rajonit të qytetit Santa Paula të Kalifornisë, i cili por përhapet me shpejtësi të madhe, për shkak të erërave të fuqishme.

Zjarri ka kapluar sipërfaqe prej 5.000 hektarë, ndërsa stihia e zjarrit, siç sqarojnë zjarrfikësit, kontrollohet rëndë për shkak të erërave të cilat lëvizin me 115 kilometra në orë.

“Zjarri po zhvillohet me shpejtësi të madhe. Gjithçka mund të bëjnë zjarrfikësit gjatë erërave të tilla dhe t’i evakuojnë njerëzit dhe t’i mbrojnë ndërtimet”, deklaroi shefi i shërbimit të zjarrfikësve, Mark Lorensen.

Deri më tani janë djegur të paktën 150 objekte.

Shkaku për zjarrin, i cili shpërtheu dje, akoma është i panjohur.