Komisioni Evropian publikoi se do të inicojë padi kundër Hungarisë në Gjykatën e BE-së për shkak të ndryshimeve ligjore për organizatat joqeveritare dhe arsimin e lartë, të cilat u bënë të zëshme pas kufizimit të veprimtarisë së organizatave joqeveritare dhe Universitetit të Evropës Qendrore (UEQ) në Budapest, të financuara nga Xhorxh Soros.

Në të dy rastet, sipas Eurokomisionit, me refuzimin që ta ndryshojë legjislacionin, i vendosur paraprakisht këtë vit, vendi po i prishë dispozitat kyçe në marrëveshjet evropiane. Muajin e kaluar, Soros, kundër të cilit në Hungari po zhvillohet fushatë masive, kryeministri Viktor Orban se po përhapë urrejtje vetëm që të mbetet në pushtet.

Në prill, Budapesti miratoi ndryshime në Ligjin për arsim të lartë nga viti 2011 dhe vendosi kërkesa për universitetet joevropiane të stacionuara në vend, ndërsa në qershor – me dokument tjetër, detyron disa organizata joqeveritare të huaja që të sigurojnë informata për financimin dhe publikisht të tregojnë në publikimet e tyre se janë të mbështetura nga vendet e huaja.

Vetë UEQ – i cili punon vetëm në kryeqytetin hungarez, njoftoi para miratimit të ligjit se qeveria në Budapest ka vendosur ndryshime, me të cilët kërkohet që universitetet e huaja të kenë kampus si në Hungari, ashtu edhe në vendin e tij. Nga institucionet arsimore do të kërkohet që të harmonizohen me rregullat e reja deri më 15 shkurt të vitit 2018. Krahas kësaj, me ndryshimet pezullohet e drejta e Universitetit me profesorë dhe personel prej mbi 131 vende të emërojë profesorë nga shtetet jashtë BE-së pa vizë pune. Nga Universiteti është kërkuar edhe që ta ndryshojë emrin e tij.

Që gjatë verës, Brukseli qeverisë hungareze i dha kohë që ta ndryshojë Ligjin për arsim të lartë dhe u kërcënua se në të kundërtën do të pasojë procedurë në Gjykatën e BE-së, ndërsa janë të mundshme edhe sanksione të mëtejshme. Për ligjin për arsim të lartë, Komisioni vlerësoi se është “në kundërshtim me të drejtën e  lirisë akademike, të drejtën e arsimit dhe lirive që të bëhet boiznes”.

Në kumtesën e sotme, Komisioni Evropian njoftoi se Budapesti nuk i ka bërë ndryshimet e nevojshme që t’u përshtaten ligjet e reja me normat evropiane. Sipas Eurokomisionit, sa i përket ligjit për arsim të lartë, ai “në mënyrë joproporcionale i kufizon universitetet e BE-së dhe (nga vende) jashtë BE-së” dhe nuk është kompatibil me të drejtën e institucioneve të arsimit të lartë që të stacionohen ku dëshirojnë në Union dhe t’i ofrojnë shërbimet e tyre në pajtueshmëri të Nenit 56 nga marrëveshja për funksionim të Bashkimit Evropian.

Eurokomisioni vlerësoi edhe se shkelet edhe “liria për zhvillim të biznesit, siç është regjistruar në kartën për të drejtat themelore të BE-së dhe në obligimet juridike të BE-së sipas të drejtës ndërkombëtare. Në mënyrë eksplicite theksohet se sipas Gjykatës Evropiane, orët në Universitetet private janë aktivitetet afariste, në pajtueshmëri të marrëveshjes.

Procedura kundër Unionit për shkak të Ligjit për arsim të lartë filloi në prill të vitit 2017.