Tërhiqen ushqimi për foshnjat me emrin tregtar Picot SL. dhe prodhimet nga brendi Picot SL Celia Prema, Celia Digex – 12, Celia Expert 2 me numra serik 17С0013095; 17С0012806 dhe 170012838 me prejardhje nga Franca, nga fabrika “Laktalis”, kumtoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Sipas AUV, konsumatorët të cilët tashmë i kanë blerë këto produkte nuk duhet t’i konsumojnë dhe mund t’i kthejnë në vendin ku i kanë blerë.

Prodhimet janë importuar në Maqedoni përmes Promedika SHPKNJP nga Shkupi.

Informata se prodhimet janë jo të sigurta është marrë përmes sistemit RASFF të BE-së për informim të shpejtë