Aktori turk Engin Altan Duzyatan do të presë plot dy vite për të marrë orën e tij të punuar me dorë.

Sipas “Gunaydin”, aktori i njohur për rolin e Ertugrulit në serialin me të njëjtin emër ka paguar rreth 20 mijë euro për orën e markës së njohur “Patek Philippe Nautilus”.

Por sipas medias turke, atij do t’i duhet të presë të paktën dy vite deri sa të marrë në dorë “dhuratën” e shtrenjtë, pasi ato në masë të madhe janë të punuara me dorë dhe në sasi shumë të limituar, shkruan Tvklan.

Aktori 38-vjeçar prej katër vitesh është i angazhuar në xhirimet e serialit , Ertugrul, suksesi i të cilit ka bërë që ai të renditet në mesin e aktorëve më të paguar në Turqi.