Ermal Mamaqi është një ndër shoumenët më të suksesshëm të momentit.

Këngëtari ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, por i është përkushtuar plotësisht shout televiziv Xing me Ermalin.

Pos angazhimeve rreth emisionit, ai është i angazhuar edhe në projekte të tjera, të tilla, si në fushata reklamuese.

Ai së fundi ka qenë pjesëmarrës në realizimin e reklamës së birrës së njohur të Kosovës, “Birra Peja”.

Ndonjëherë edhe gjërat e mira dalin nga errësira”, ka qenë motoja kryesore e reklamës të kësaj pije alkoolike.

Megjithëse me skena të frikshme, në fund këngëtari arrin në shtëpi ku e pret një bukuroshe me birrën “Peja”.

Ndryshe, Ermalin do ta shohim edhe vitin e ardhshëm në ekranet tona televizive me shoun e vetë.