Mbrëmjen e sotme “Kënga Magjike” ka zënë orarin prime time të “Xing me e Ermalin”, por kjo nuk do të thotë se Ermal Mamaqin nuk do e shihni edhe këtë të shtunë në ekran.

Moderatori i “Xing me Ermalin” ka shkuar sot në Vizion Plus pasi ishte i ftuar në show-n e humorit “Al Pazar”. Dhe kur bashkohet Ermal Mamaqi me Agron Llakaj, dihet ç’ndodh: plot humor dhe batuta.

I ulur në një kolltuk pranë Llakajt, Ermal Mamaqi ka treguar disa situata humori që i kanë ndodhur duke bërë publikun të qeshë. Në fund të dy surprizuan duke kënduar një këngë ku nuk mund të mungonte humori në tekst.