Kryenegociuesi palestinez Saeb Erekat mbrëmë deklaroi se palestinezët nuk do të bisedojnë me SHBA-në derisa presidenti amerikan, Donald Tramp nuk e ndryshon vendimin e tij për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Erekat në një deklaratë për televizionin Al Xhazira theksoi se në rrethanat aktuale udhëheqësia palestineze “është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet” si përgjigje e mundshme ndaj vendimit të Trampit.

Ai megjithatë refuzoi të theksojë se cilat opsione është duke i shqyrtuar Administrata autonome palestineze.

Paraprakisht, mbrëmë siç njoftoi MIA, përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së, në KB, Niki Hejli deklaroi se Uashington mbetet i angazhuar në procesin paqësor të Lindjes së Afërt edhe krahas vendimit të Trampit.

Ники Хејли

Sipas saj, SHBA-ja akoma ka kredibilitet si ndërmjetësuese midis Izraelit dhe palestinezëve.

“SHBA-ja akoma ka kredibilitet mbi të dyja palët”, theksoi Hejli.