Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sinjalizoi se dëshiron t’i përmirësojë “lidhjet e tensionuara” ekzistuese me disa shtete evropiane dhe shtoi se Turqia është “e detyruar ta ulë numrin e armiqve dhe ta rrisë numrin e miqve”.

Ai e tha këtë në komentin për “Huiret” në të cilin liderët e Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës i kualifiko si “miq të vjetër” dhe kontaktet e para pak kohësh me ata si “shumë të mira”, duke theksuar se ata i ndajnë qëndrimet turke për çështjen e Jerusalemit.

Marrëdhëniet me shtet e tjera janë tensionuese pasi një pjesë nga shtetet evropiane penguan që ministra të Qeverisë turke të mbajnë tubime politike para referendumit në Turqi. Pastaj, Erdogani i akuzoi personat zyrtar evropian për “racizëm, mbështetje të terroristëve dhe sjellje naziste”.