Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot kërkoi nga Greqia ekstradim të pjesëmarrësve të dyshuar në tentimin për grusht shtet në Turqi. Bëhet fjalë për tetë ushtarë të cilët u arratisën në Greqinë veriore gjatë grusht shtetit të pasuksesshëm të vitit të kaluar.

Gjatë pres-konferencës së përbashkët me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, Erdogan, gjithashtu, bëri thirrje për përmirësim të gjendjes së turqve etnik të cilët jetojnë në Greqi.