Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se ka disa hollësi që ende nuk janë kuptuar për sa i përket Marrëveshjes së Lozanës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për sa i përket Marrëveshjes së Lozanës, unë mendoj se ka disa hollësi që ende nuk janë kuptuar”, tha presidenti turk në një deklaratë në takimin me homologun grek Prokopis Pavlopoulos gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi.