Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, presidentin e Azarbejxhanit İlham Aliyev dhe presidentin e Libanin Mishel Avn lidhur me zhvillimet e fundit në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, Erdoğan edhe sot zhvilloi biseda telefonike lidhur me zhvillimet në Jerusalem.

Erdoğan sot në mëngjes bisedoi me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, presidentin e Azarbejxhanit İlham Aliyev dhe presidentin e Libanin, Mishel Avn.

Ai tha se tentimi i qeverisë së SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit do të ndikojë negativisht në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Presidenti Erdoğan gjatë bisedave theksoi rëndësinë e mbrojtjes së statusit të këtij qyteti, i cili është i shenjtë edhe për muslimanët.

Gjatë bisedave Erdoğan tha se rruga e paqes dhe e stabilitetit kalon përmes krijimit të një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës, brenda kufijve të vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Në këto biseda është potencuar rëndësia e një qëndrimi të përbashkët në Samitin e Jashtëzakonshëm Islamik, i cili do të organizohet të mërkurën më 13 dhjetor nga Turqia, si kryesuese e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).