Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladiir Putin, mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Presidenti i Turqisë Erdoğan: Bashkëpunimi Turqi-Rusi po rritet çdo ditë e më shumë. Kemi një mjedis harmonik të punës në nivelin politik.

Erdoğan: Vëllimi i tregtisë dypalëshe me Rusinë ka shënuar rritje prej 30 për qind në 10 muajt e parë të vitit 2017.

Erdoğan: Izraeli përdor zhvillimet e fundit si mundësi për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve

Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Izraeli është duke i konsideruar zhvillimet e fundit si një mundësi për ta rritur trysninë dhe dhunën ndaj palestinezëve.

“Izraeli po e konsideron procesin e fundit si një mundësi për ta rritur edhe më shumë trysninë dhe dhunën ndaj palestinezëve. Nuk është e mundur që asnjë person me ndërgjegje, moral, parim dhe vlera t’i shpërfill këto vrasje”, tha Erdoğan në konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me homologun rus Vladimir Putin në Ankara.